Trupat kazake “keqpërdorin” helmetat e OKB-së

Fotografitë e ushtarëve në Almati, të veshur me helmeta paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, kanë shkaktuar konfuzion, por edhe reagim nga OKB-ja. Një zëdhënës i paqeruajtësve të OKB-së ka konfirmuar se njerëzit e armatosur, të parë në imazhet e shpërndara nga mediat, nuk janë pjesë e misionit paqeruajtës të OKB-së.

“Ne ia kemi përcjellë shqetësimin tonë për këtë çështje Misionit të Përhershëm në Kazakistan”, ka thënë ai. Ndërkaq presidenti i Kazakistanit, Toqaev, ka njoftuar se trupat e Organizatës së Traktatit për Siguri Kolektive do të nisin të largohen nga ky shtet brenda dy ditësh. Kjo Organizatë drejtohet nga Rusia dhe përbëhet nga disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik. Trupat e kësaj Organizate kanë arritur në Kazakistan javën e kaluar, për ndihmë, meqë Kazakistani përballej me trazira të dhunshme. Si pasojë e trazirave kanë vdekur të paktën 163 persona ndërsa janë ndalur 9,900 persona, në lidhje me trazirat vdekjeprurëse./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button