Truss paralajmëron homologun e saj rus Lavrov: Sulmi kundër Ukrainës do të ishte “katastrofik”
Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, paralajmëroi homologun e saj rus, Sergei Lavrov, se sulmi kundër Ukrainës do të ishte “katastrofik”. Britania e Madhe është vendi i fundit që u bashkohet turneve diplomatike, me qëllim uljen e tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës. “Në thelb, një luftë në Ukrainë do të ishte katastrofike për popullin rus dhe ukrainas dhe për sigurinë evropiane. NATO e ka bërë të qartë se çdo pushtim i Ukrainës do të kishte pasoja të rënda dhe do të kishte kosto të larta”, i tha Truss Lavrovit gjatë takimit në Moskë. Lavror paralajmëroi se kërcënimet perëndimore ndaj Moskës vetëm do të rrisin tensionet. “Qasjet ideologjike, ultimatumet, kërcënimet – kjo rrugë nuk çon askund”, tha Lavror, duke shtuar se “marrëdhëniet mund të normalizohen vetëm nëpërmjet dialogut”. Derisa liderët evropianë dhe diplomatët më të lartë botërorë përpiqen të gjejnë zgjidhje për të zbutur krizën, Rusia dhe Bjellorusia kanë filluar stërvitjet e përbashkëta ushtarake. Stërvitjet që pritet të mbahen deri më 20 shkurt në Bjellorusi, do të përqendrohen rreth “shtypjes dhe zmbrapsjes së agresionit të jashtëm”, tha Ministria e Mbrojtjes në Rusi përmes një deklarate. Ndërkaq Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka quajtur “presion psikologjik” stërvitjet e përbashkëta ushtarake ndërmjet Rusisë dhe Bjellorusisë./Alsat.mk








