Tupançevski: Besimi ndaj gjyqësorit në vend është i ulët

Tupançevski: Besimi ndaj gjyqësorit në vend është i ulët

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupancevski pajtohet se besimi ndaj gjyqësorit në vend është i ulët.

Perceptimi do të përmirësohet kur të ketë aktgjykime proporcionale për vepra të rënda penale, tha ministri Tupancevski, i cili u bëri thirrje gjykatave që të jenë në nivel të detyrës.

“Po, ka informacione të sakta, disa faktorë ndërkombëtarë kanë konstatuar se besimi në gjyqësor është i ulët dhe kjo duhet marrë si fakt apo duhet marrë si nxitje, motivim për të përmirësuar gjendjen në atë fushë. Ne si Ministri e Drejtësisë punojmë në mënyrë intensive, jo vetëm në agjendën legjislative sepse kemi konstatuar se kjo që do ta them nuk është diçka e re, se problemi nuk është vetëm në cilësinë e ligjeve, por përkundrazi në mënyrën e zbatimit të tyre”, tha Nikolla Tupancevski, ministër i Drejtësisë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button