“Alkaloid” përuron fabrikën ku do të bëhet prodhimi i koncentrateve të hemodializës

 “Alkaloid” përuron fabrikën ku do të bëhet prodhimi i koncentrateve të hemodializës

“Alkaloid” ka bërë përurimin e investimit më të ri  prej 1.8 milion eurosh. Bëhet fjalë për fabrikë  në të cilën do të bëhet prodhimi i koncentrateve të hemodializës.

Fabrika në fjalë ka një sipërfaqe prej 2600 metër katrorë me ambientet e nevojshme të magazinës për lëndët e para, ambalazhimin dhe produktet e gatshme.

Gjatë 15 viteve të fundit, Alkaloid ka investuar rreth 200 milionë euro, të ndara për objektet prodhuese, laboratorët, në kërkimin dhe zhvillimin, teknologjitë e reja dhe në edukimin e vazhdueshëm të punonjësit, dhe një tendencë e tillë është ruajtur vitet e fundit në kushte krize.

“Alkaloid sot shet mbi 65% të gamës së tij në rreth 40 vende të botës dhe tendencat botërore në farmacia, kimia, fitoterapia dhe kozmetologjia zbatohen në të përditshmen tone. Departamenti i Kimisë, në kuadër të kompanisë “Alkaloid”, është themeluar në vitin 1957.

Në vitin 2010 solucionet e hemodializës Alkaloid morën certifikatën CE për pajtueshmërinë me Direktiva Evropiane për Pajisjet Mjekësore./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button