Turistët e huaj krahasojnë çmimet në Maqedoninë e Veriut me vendet evropiane
Gazetar: Avni Tahiri
Çmimi për një kafe në Itali është vetëm një euro, thonë vizitoret italian që kishin zgjedhur vendin tonë për të vizituar. Vizitorët gjerman krahasojnë çmimet e produkteve ushqimore, ndërsa thonë se nëpër markete atje, çmimet e produkteve bazë janë më të lira se në vendin tonë. Sa i përket çmimit të ushqimeve nëpër restorante e Çarshisë thonë se çmimet këtu janë më të lira, por kur bëhet fjalë për restorante më luksoze nuk dallojnë.
”Çmimet janë më të ulëta por ka dallim ndërmjet qendrës së qytetit dhe pjesa tjetër jashtë qendrës, por po, është më lirë”, tha një Vizitor i huaj.
“Në qytetin tim në Trieste kafeja është më e lirë se këtu. Sa kushton një esspreso atje? Vetëm një euro”, u shpreh një tjetër Vizitor i huaj.
“Çmimet neper marketë mendoj se gjithkund janë të njëjta nga që shumica e produkteve na vijnë nga Kina, çmimet janë të ngjashme gati 80 % dhe nuk ka ndonjë dallim”, thotë një tjetër Vizitor i huaj.
Nga ana tjetër, pronarët e restoranteve të Çarshisë thonë se janë të varur kryesisht nga turistët pasi kohës së fundit vizitorët e vendit janë gjithnjë e më të rrallë.
”Sa i përket turistëve nuk kemi ndonjë ankesë për çmimet, zakonisht vetem vizitorët nga Turqia ankohen por tjerët jo. Problemi është se nuk kemi mysafir të vendit si shkak i çmimeve të larta. Gjatë ditës janë të gjithë vizitorë të huaj”, deklaroi Pronar restoranti.
Edhe përkundër rritjes së çmimeve, vizitorët e huaj këtë vit janë më shumë në numër se vitin e kaluar. Preferencat e tyre sa i përket ushqimit, janë kuzhina tradicionale./Alsat.mk.








