Një muaj pas rrëshqitjes së dheut në Kisella Vodë, kërkohet shqyrtim i procedurave
“Mendoj se nuk po iu kushtohet vëmendje e mjaftueshme punimeve ndërtimore, sidomos në mjedise urbane të dendura siç është Qendra, dhe është e nevojshme të rivlerësohen të gjitha procedurat lidhur me atë që duhet të plotësohet para se të fillojë ndërtimi. Konkretisht, në legjislacionin ekzistues nuk ka detyrim për projekt për mbrojtjen e gropave ndërtimore dhe pikërisht prej këtu lindin të gjitha problemet që po i shohim këto dy-tre muajt e fundit. Fatkeqësisht, në një nga rastet e mëparshme pati edhe viktima, që është gjëja më e rëndë që mund të ndodhë. Mendoj se duhet të zgjohemi dhe të gjitha institucionet, në kuadër të kompetencave të tyre, të bëjnë atë që është e nevojshme”, deklaroi Josif Josifovski, dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë./Alsat.mk.








