Turistët serbë dhe malazezë “vërshojnë” Ohrin

Turistët serbë kanë pushtuar Ohrin për fundjavën e festave. Të organizuar përmes agjencive ose në mënyrë individuale, kanë ardhur për 1 Maj dhe për Pashkët. Malazezët gjithashtu përbëjnë numrin më të lartë të turistëve të huaj, në mungesë të mysafirëve nga Shqipëria dhe Bullgaria. Objektet e gastronomisë janë përplot kurse turistë ka edhe nëpër Çarshi dhe shëtitoret përreth. Por, nga pamjet e Alsat shihet se jo të gjithë i respektojnë masat e mbrojtjes. Shumë prej tyre nuk mbanin maska mbrojtëse kurse vëreheshin edhe grupime.

“Jemi nga Beogradi. Erdhëm dje dhe do të qëndrojmë katër ditë. E dimë që ka masa kufizuese. Por, nuk mbani maskë? “Nuk mbajmë në vend të hapur”.

 “Do të qëndrojmë një javë. Vijmë shpesh këtu. E dimë që ka masa kufizuese dhe i respektojmë. Por, njerëzit janë relaksuar pak për shkak të vaksinimit. Shpresoj nuk do të kemi probleme pasi të kthehemi”.

 “Jemi nga Beogradi. Kemi ardhur një grup prej 50 personave. Mezi prisnim të shkonim diku për të kaluar mirë. Unë nuk kam qenë këtu për 30 vjet. Nuk më pengojnë masat kufizuese. Jam një person që nuk dal shumë gjatë natës dhe më përshtatet në mënyrë të përsosur deri në orën 21:00”.

Qytetarët maqedonas janë vendosur kryesisht në apartamente dhe shtëpi.

“Këtu kemi apartament dhe vijmë shpesh. Është e qartë se disa nuk mbajnë maska. Grupimi është më i zakonshëm në mesin e të rinjve dhe njerëzit pas kaq shumë kohësh të izoluar kishin nevojë të këtillë”.

Pronarët e anijeve nuk janë të kënaqur me qarkullimin e realizuar. Thonë se ka njerëz, por nuk ka punë.

“Fundjava është zgjatur, por sikur nuk është zgjatur. Njerëzit kalojnë, ecin dhe vetëm faleminderit, faleminderit. Njerëzit që ishin deri në vitin 2019, katër vitet e fundit, nuk do të kthehen më”.

Hotelet më të vegjël janë rreth 70% të mbushura, ndryshe nga ato më të mëdha që janë bosh. Banesat private janë të mbushura gjithashtu.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button