Turistja çeke në Prishtinë sulmohet nga qentë endacakë, policia jep detaje

Turistja çeke në Prishtinë sulmohet nga qentë endacakë, policia jep detaje

Një person, që dyshohet të ketë qenë turiste nga Çekia ka qenë sot pre e një sulmi prej qenve endacakë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sulmi ka ndodhur në kampusin universitar të Universitetit të Prishtinës derisa viktima e sulmit është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 11:30, e kemi pranuar informatën se në Kampusin Universitar, një person është sulmuar prej një qeni endacak. Personi në fjalë ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta s’ka dashtë të vazhdoj më tej me procedura policore”, tha Ahmeti.

Më herët, Vrojtuesit e Lagjes raportuan për sulmin, dhe se viktima ka qenë turiste nga Çekia në Kosovë.

LEXO EDHE:

Back to top button