“Turp, nuk shijuam lojtarin më të mirë në botë për 90 minuta”

Portugalia mundi Zvicrën në mënyrë bindëse me rezultat 6-1 dhe u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar. Mirëpo, pjesë e tifozëve të Portugalisë, ishte edhe partnerja e Kristiano Ronaldos, Georgina Rodríguez, e cila ka bërë një postim në “Instagram”.

Ajo u shpreh e revoltuar duke thënë se është turp që nuk e shijuan lojtarin më të mirë në botë gjatë 90 minutave, referuar CR7, i cili u bë pjesë e lojës në minutën e 75.

“Urime, Portugali. Ndërsa 11 lojtarët këndonin himnin, të gjitha kamerat u drejtuan nga ju. Sa turp që nuk shijuam lojtarin më të mirë në botë gjatë 90 minutave. Fansat nuk reshtin së kërkuari për ty dhe duke bërtitur emrin tënd. Zoti dhe miku yt i dashur Fernando të vazhdojë dorë për dore dhe të na bëjnë krenar edhe një natë”, ka shkruar Georgina krahas disa fotove./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button