Turqi, jep dorëheqjen një aleat historik i Erdogan

Një aleat historik i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dha sot dorëheqjen nga roli i këshilltarit, pasi ishte sulmuar ashpër se kishte kërkuar lirimin e kundërshtarëve të burgosur, pas njoftimit të reformave gjyqësore nga kreu i shtetit.

Bülent Arinç, ish-zëvendëskryemistër dhe presidenti i Parlamentit, 72 vjeç, dha dorëheqjen nga këshilli i lartë i presidencës, një instancë i ish-zyrtarëve të lartë që supozohet t’i bëjnë rekomandime Erdoganit.

“I kam paraqitur kërkesën time të dorëheqjes presidentit, i cili e ka gjykuar të pranueshme”, deklaroi Arinç në një komunikatë të publikuar në Twitter.

Ai nuk është shprehur nëse do të largohet gjtihashtu nga partia presidenciale AKP, të cilën ai e bashkëthemeloi me Erdogan në vitin 2001.

Ky bashkëudhëtar i Erdogan është kundërshtuar nga presidenti dhe është kritikuar ashpër nga disa media proqeveritare këto ditët e fundit, sepse kishte kërkuar, gjatë një emisioni televiziv, lirimin e opozitarit kurd Selahattin Demirtas dhe Osman Kavala.

LEXO EDHE:

Back to top button