Turqia: Dialog me SHBA-në për raketat ruse

Turqia kërkoi dialog me SHBA-në për fillimin e bisedimeve për sa i përket blerjes së kundërshtuar nga Ankaraja të një sistemim mbrojtës ajror rus, duke ftuar Uashingtonit të linte mënjanë saksionet.

“Bindja jonë e sinqertë është nevoja për dialog, dialog dhe dialog. Pa dialog, me iniciativa si sanksionet apo një gjuhë kërcënuese, nuk është e mundur arritja e asaj që duam”, deklaroi ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar gjatë një takimi me shtypin e huaj.

Ai rikonfirmoi gjithashtu se Turqia ishte në diskutime për të siguruar një livrim të dytë të raketave S-400 nga Rusia.

Subjekti rrezikon të paraqesë një sfidë për presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden, i cili duhet të ketë një linjë më të vështirë se Donald Trump ndaj presidentit turk, Recep Tajip Erdogan.

Duke cituar një ligj të miratuar në vitin 2017 nga Kongresi për të “kundërshtuar kundërshtarët e Amerikës përmes sanksioneve” (CAATSA), Uashingtoni ndaloi në dhjetor dhënien e çdo leje eksporti armësh në SSB, agjencia qeveritare turkee ngarkuar me blerjen e mjeteve ushtarake, për të ndëshkuar Ankaranë për blerjen e S-400.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se Turqia ka shpëtuar nga e më e keqja për shkak të natyrës së synuar të sanksioneve të SHBA-së së që kanë kursyer ekonominë e saj tashmë të lëkundur.

Blerja nga Ankaraja e sistemit të mbrojtjes ajrore ruse ka acaruar marrëdhëniet me Uashingtonin në vitet e fundit.

SHBA-ja argumenton se këto raketa janë të papajtueshme me sistemet e mbrojtjes së NATO-s.

Ankaraja pretendon të ketë zgjedhur raketat ruse për mungesë të marrëveshjes me Uashingtonin për të blerë ekuivalentin amerikan të këtij sistemi ultra të sofistikuar, ”Patriot”.

LEXO EDHE:

Back to top button