Turqia eliminon liderin e Shtetit Islamik

Turqia eliminon liderin e Shtetit Islamik

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat se forcat turke kanë eliminuar liderin e Shtetit Islamik në Siri.

Abu Hussein al-Qurayshi nuk kishte shumë muaj që qëndronte në krye të grupi terrorist, pasi paraardhësi i tij u vra në muajin shtator.

Lideri turk informoi mes të tjerash publikun se lideri i ISIS u neutralizua pas një operacionit të inteligjencës MIT që u realizua të shtunën, pa dhënë shumë detaje.

“Ne do të vazhdojë përpjekjet tona për të luftuar të gjitha organizatat terroriste pa asnjë dallim”, u shpreh Erdogan duke shtuar se terroristi po mbahej në vëzhgim prej kohësh.

Burime nga autoritetet siriane, nga ana tjetër, zbulojnë se operacioni i trupave turke u zhvillua në qytetin verior të Jandaris, shumë pranë kufirit me Turqinë.

Nëntorin e kaluar, grupi xhihadist lajmëroi vdekjen e liderit të tij Abu al-Hassan al-Hashemi al-Qurayshi. Shtetet e Bashkuara deklaruan në ato kohë se ai u vra pas një sulmi të Ushtrisë së Lirë Siriane në jugperëndim të Sirisë. /REL

LEXO EDHE:

Back to top button