Turqia merr ndihmë financiare nga BE-ja në vlerë prej 400 milionë eurosh
Turqia merr ndihmë financiare nga BE-ja në vlerë prej 400 milionë eurosh
Turqia do të pranojë një ndihmë financiare në vlerë prej 400 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë një vit më parë.
Kjo është shifra më lartë që ka ndarë ndonjëherë Fondi për Solidaritet i BE-së për ndonjë shtet kandidat, njoftoi të mërkurën komisionarja evropiane, Elisa Ferreira, pas nënshkrimit të marrëveshjes financiare.