Turqia: Qeveria suedeze ishte bashkëpunëtore në djegien e Kuranit

Turqia: Qeveria suedeze ishte bashkëpunëtore në djegien e Kuranit

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, tha se qeveria suedeze ishte bashkëpunëtore në djegien e Kuranit në një protestë në Stokholm fundjavën e kaluar.

Çavusoglu fajësoi qeverinë suedeze pasi policia në Stokholm autorizoi protestën e politikanit të djathë Rasmus Paludan, dhe e konsideroi atë përgjegjës për djegien e librit të shenjtë islamik, shkruan CNN.

Marrëdhëniet në mes Turqisë e Suedizë tashmë kanë pësuar një goditje të madhe javën e kaluar, pas tubimit jashtë ambasadës turke, ku Paludan djegu një Kuran.

E, kjo ka shkaktuar zemërim të madh në Ankara, ku protestues të shumtë dolën në rrugë dhe dogjën flamurin suedez përpara objektit të ambasadës suedeze si përgjigje.

LEXO EDHE:

Back to top button