Turqia regjistron rekord rastesh me COVID-19, mbi 68 mijë vetëm brenda një dite

Turqia ka raportuar më shumë se 68,400 raste me COVID-19 brenda një dite të vetme, një rekord i ri pasi lloji shumë i transmetueshëm Omicron është përhapur në vend.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i infeksioneve të reja është dyfishuar afërsisht brenda pak ditësh, sipas shifrave të publikuara të enjten nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria njoftoi gjithashtu se 156 persona kishin vdekur nga sëmundja brenda 24 orëve të fundit.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca bëri një apel në Twitter që njerëzit të mbajnë maska kur janë brenda, por nuk njoftoi ndonjë kufizim të ri.

Deri më sot, rreth 61 për qind e njerëzve në Turqi kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër Covid-19, me shkallën e vaksinimit midis të rriturve që shkon në mbi 80 për qind, sipas ministrisë.

Vaksina kineze Sinovac dhe preparati i Pfizer/BioNTech po administrohen në Turqi, krahas Turkovacit të zhvilluar në vend. /

LEXO EDHE:

Back to top button