Turqit janë të parët në botë që kanë një anije pa pilot për luftë elektronike

Pas arritjes së suksesit global me avionët e saj luftarakë pa pilot, industria turke e mbrojtjes zbuloi së fundmi një anije sipërfaqësore të luftës elektronike pa pilot.

Bëhet fjalë për anijen Marlin, e zhvilluar në partneritet mes kompanisë më të madhe turke të mbrojtjes Aseslan dhe kantierit detar Sefine. Prodhuesi thekson se mund të përdoret në mënyrë më fleksibël sesa luftanijet konvencionale.

Ismail Demir, president i Industrisë Turke të Mbrojtjes (SSB), një institucion civil i krijuar nga qeveria për të menaxhuar industrinë e mbrojtjes së Turqisë dhe furnizimin me teknologji ushtarake, tha gjatë nisjes së anijes se Marlin do të ndryshojë rregullat në fushën e anijeve sipërfaqësore pa pilot.

“Pas dronëve të armatosur, të cilët rezultuan të ishin një pikë kthese në fushat e betejës, anija pa pilot Marlin e Turqisë u bë automjeti i parë në sipërfaqe pa pilot në botë me aftësinë e luftës elektronike. Turqia është një pioniere”, ka shkruar Demir në llogarinë e tij në Twitter dhe ka shpërndarë një video të manovrave të Marlin në det.

LEXO EDHE:

Back to top button