Tushell: Asnjëherë nuk humbën dëshirën për të mundur Realin

" "

Tomas Tushell arriti që të dërgojë Çellsin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve. Në Londër “u rrëzua” Real Madridi me 2-0, në një ndeshje ku “blutë” zhvilluan një futboll të shpejtë dhe modern me dominim total në fushën e gjelbër. Pas ndeshjes në “Stemford Brixh”, Tushel uroi futbollistët edhe pse kishte disa vërjetje të vogla.

“Merituam të fitojmë. Pjesa e parë ishte e vështorë pasi që kundërshtari kishte një përqind të lartë të pronësimit të topit dhe na krijoi shumë komplikime, mirëpo secili top që shkonte përmes nesh ishte tejet i rrezikshëm. Nuk e humbën dëshirën dhe energjinë për mbrojtjen. Në pjesën e dytë ishim edhe më të mirë në pjesën defanzive dhe ishte një paraqitje fantastike, pasi që mundeshim të shënojmë disa gola më herët dhe të ishim më të sigurtë. Mirëpo tani nuk është koha për Kritika , pasi që kemi bërë një arritje të madhe. Urime për ekipin.

Që të luash në këtë mënyrë kundër Realit është vazhdimisht një gjë e rrezikshme. Mund të pranosh gol në secilin moment, pasi që ata dijnë të transferojnë një sitiatë jo të rrezikshme në pozitë për gol, andaj vazhidmisht ishim nën presion. Posaqërisht është vështirë kur humb raste për gola ndaj tyre dhe kur humb fokusin dhe energjinë pozitive,” tha mes tjërash Tushel.

Çellsi më 29 maj , në finalen e Stambollit do të përballet me Man. Sitin.

LEXO EDHE:

Back to top button