Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan ka analizuar ndeshjen në “Sky Sport”.
Çfarë kishte më shumë Çellsi sonte?
Zidan: Ata luajtën një lojë të mirë. Fitorja është e merituar: ata luajtën më mirë në këto dy ndeshje, sidomos sonte. Ne patëm një mundësi në fillim të lojës, por nuk arritëm ta realizonim.
Prandaj ekziston një vetëdije për epërsinë e tyre?
Zidan: Nuk jam i lumtur, por e pranoj që ata luajtën një ndeshje të mirë. Ishte një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, po na mungonte diçka. Por nuk kemi pse të arsyetojmë, unë jam akoma i lumtur me atë që kemi bërë në Ligën e Kampionëve deri më tani, sepse kemi pasur kaq shumë vështirësi.
Pas një gjysmëfinale të humbur, çfarë mendon në kokën tënde?
Zidan: Unë mendoj vetëm për të tashmen, dhe ndeshjen që na pret La Liga të dielën. Kanë mbetur katër ndeshje, unë vetëm dua të përgëzoj lojtarët e mi për atë që kanë bërë deri më tani. Për pjesën tjetër, ata luajtën një ndeshje të mire, futbolli është kështu.








