Twitter u hakua, të dhëna të vjedhura të 200 milionë përdoruesve, pretendon një ekspert i sigurisë kompjuterike

Hakerët vodhën adresat e emailit të më shumë se 200 milionë përdoruesve të Twitter dhe i postuan ato në një forum hakerimi në internet, tha eksperti i sigurisë kompjuterike Alon Gall.

Gall tha se kjo vjedhje do të çonte në një numër sulmesh dhe përpjekjesh për të mashtruar pronarët e atyre adresave dhe se kjo ishte një nga “rrjedhjet” më të mëdha që ai kishte parë.

Gal është bashkëthemelues i firmës izraelite të sigurisë kibernetike Hudson.

Twitter nuk e komentoi këtë raport ose nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me vjedhjen e supozuar të të dhënave.

Informacioni për sulmin e hakerëve u shfaq për herë të parë më 24 dhjetor. Nuk dihet nëse rrjeti social ka marrë masa apo ka nisur një hetim për këtë çështje.

Reuters nuk mundi të verifikonte vërtetësinë e të dhënave në forum, domethënë nëse ato e kishin origjinën nga Twitter.

LEXO EDHE:

Back to top button