Rivaliteti mes Twitter dhe Threads duket se vetëm shkon duke u rritur.
Platforma e rrjeteve sociale nën pronësinë e Elon Musk besohet se ka censuruar Threads-in tek temat të cilat janë në trend tek platforma e tij, pasi që ajo nuk shfaqet në atë listë.
Phil Fung, një inxhinier i Meta-s shkroi një tweet në profilin e tij në Twitter, duke thënë se duket që Twitter e ka censuruar Threads-in në listën e temave dhe fjalëve të cilat janë në trend.

Ai shkroi: “Duket sikur Threads është censuruar nga Trending, nuk ka gjasa që kjo të mos jetë në 30 tendencat kryesore të SHBA-së për ditën e fundit”.
Tutje ai shtoi: “Kjo ka kuptim, por gjithashtu tregon se sa e vështirë është t’i përmbahesh parimeve të tua kur është kundër interesave të tua”.








