U arrestua një shtetas turk në Shkup, pasi u kap me drogë dhe kompjuterë të përdorur për lojëra fati online

Nga Ministria e Punëve të Brenshme (MPB), njoftuan se sot një shtetas turk u arrestua në Shkup pas një bastisjeje policore, ku u gjetën droga dhe kompjuterë të përdorur për lojëra fati onlajn.

“Më 09.04.2026 në Shkup, në territorin e Qendrës, nëpunësit policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup e privuan nga liria B.B. (29), shtetas turk me qëndrim në Shkup. Gjatë bastisjes së realizuar, pas pranimit të urdhrit të gjykatës, në shtëpinë ku ndodhej B.B., janë gjetur pesë vazo me kanabis, marihuanë, një peshore digjitale dhe dy kompjuterë laptopë përmes të cilëve organizonte lojëra fati onlajn. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim penal përkatëse”, njoftuan nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button