U kap duke kaluar mbi 160 kg duhan kontrabandë, arrestohet shqiptari në Francë

U kap duke kaluar mbi 160 kg duhan kontrabandë, arrestohet shqiptari në Francë

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze, pasi tentoi të kalonte kontrabandë 830 kuti cigare dhe 166 kg duhan që e kishte blerë në Andorra.

Mëngjesin e sotëm teksa doganierët në Pyrenees-Orientales, donin të kontrollonin një fuoristradë, shqiptari u përpoq të ikte por u arrestua pasi u ndoq nga një automjet doganor.

Më pas, doganierët zbuluan brenda mjetit të tij 830 kuti cigare dhe 166 kg duhan të prodhuar që kishin blerë në Andorra.

Mediat franceze raportojnë se produktet e sekuestruara arrijnë një vlerë më shumë se 80 mijë euro. Shoferi u vendos në paraburgim doganor përpara se t’i dorëzohej xhandarëve të Prades.

LEXO EDHE:

Back to top button