Një aeroplan rrëzohet pranë një autostrade në Greqi, humb jetën piloti

Një aeroplan rrëzohet pranë një autostrade në Greqi, humb jetën piloti

Një aeroplan është përplasur pranë autostradës Athinë-Lamia herët pasdite të së mërkurës.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ndodhur pranë autostradës kombëtare Athinë-Lamia, në afërsi të Thiva dhe në orën 14:45 janë njoftuar ekipet e zjarrfikësve.

Siç supozohet, fluturakja ishte një aeroplan me një motor, me shumë mundësi një Cessna.

Ndërkohë mediat, duke cituar burime të Shërbimit Zjarrfikës, raportojnë se piloti, një burrë i moshës 70-75 vjeç, ka vdekur në përplasje.

Sipas dëshmitarëve okularë, përplasja ka ndodhur pranë gardhit të aeroportit të Thiva-s, raportojnë faqet e lajmeve.

Është konfirmuar se piloti ishte i vetmi pasagjer në aeroplan dhe se asnjë automobilist në autostradë nuk u lëndua.

LEXO EDHE:

Back to top button