UEFA dënon Crvena Zvezdën, për Ibrahimoviçin

Në sfidën Crvena Zvezda – Milan, e vlefshme për raundin e 1/32 në League Europa, sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç ra pre e disa fyerjeve raciste nga tifozët serb me baze origjinën e tij boshnjake.

 

Në ndeshjen e luajtur në Beograd në muajin shkurt, Ibra nuk ishte në formacion për shkak dëmtimit, por shtatlarti ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit për të mbështetur moralisht ekipin e tij.

Prania në mënyrë ilegale e disa tifozëve serb në stadium, shkaktoi kaos ku nuk munguan dhe fyerjet etnike ndaj Ibrës.

Për këtë rast UEFA hapi një hetim dhe ka vendosur të dënojë ekipin serb me gjobë prej 25 mijë eurosh dhe është pezulluar për një ndeshje prania e tifozëve në stadium.

LEXO EDHE:

Back to top button