Bebe Rexha më në fund na e tregoi surprizën që paralajmëroi

Ditën e djeshme, Bebe Rexha zbuloi se kishte gati një surprizë të madhe për fansat e saj. Ajo tha se gjithçka do të zbulohej ditën e sotme dhe falenderoi të gjithë ndjekësit për durimin e treguar.

“Do të bëj një njoftim special nesër, të reja që kam dashur t’i bëjë të ditura kohë më parë. Faleminderit për durimin tuaj. Më pëlqen të bëj muzikë dhe më pëlqeni ju më shumë se çdo gjë në këtë botë”, shkroi Bebe krahas postimit.

Më në fund momenti i shumëpritur ka ardhur dhe Bebe ka zbuluar para pak orësh surprizën e madhe. Ajo ka treguar se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja ka publikuar një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihet e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.

Pasi zbuloi lajmin e madh, Bebe ka publikuar një video të saj, në të cilën shfaqet duke qarë nga lumturia.

“Po qaj me të vërtetë. Kanë kaluar 3 vite me koronavirusin dhe gjithçka. Është thjesht wow! Më në fund. Po e bëj me të vërtetë këtë gjë. Jam shumë gati”, shprehet Bebe në video, teksa tregon lotët e saj.

Kujtojmëse gjatë karrierës së saj, Bebe ka hedhur në treg 3 albume. I pari ka qenë në vitin 2015 me titull “I don’t wanna grow up”. Albumi tjetër “All your fault” u publikua në 2017-n në dy pjesë. Ndërsa albumi i fundit u publikua në 2018-n me titull “Expectations”.

LEXO EDHE:

Back to top button