UEFA me qëndrim zyrtar se ku do të zhvilloohet “EURO 2020”

Këtyre ditëve ishin aktuale informtat se Kampionati Evropian mund të zhvillohet në një shtet, edhe atë në Angli. Mirëpo në këto lajme reagoi UEFA, që sot konfirmoi edhe njëherë se nuk është ndryshuar asgjë nga ideja e parë.

“Ashtu siç është lajmëruar më parë, turneu do të zhvillohet në 12 shtete , pasi që qëllimi i UEFA-s mbetet i njëjtë. UEFA me vendosshmëri beson se EURO 2020 do të zhvillohet në 12 qytete evropiane, sipas orarit të përcaktuar. Nuk do të ketë ndryshime,” thuhet mes tjerash në kumtesën nga Shtëpia e futbollit evropian.

Kampionati Evropian do të duhet të zhvillohet në : Amsterdam, Baku, Bilbao, Bukuresht, Budapestë, Kopenhagë, Dublin, Gllazgou, Londër, Munih, Romë, dhe Sant Petersburg.

LEXO EDHE:

Back to top button