Milani bën hap prapa në garën për titullin

Skuadra e Milanit ka bërë një hap mbrapa në garën për titull, pasi ka barazuar 1-1 ndaj Udinezes. Falë golit të shënuar nga Rodrigo Becao në minutën e 68-të, Udineze ka arritur të marrë një pikë udhëtim ndaj Milanit. Edhe pse ndeshja u zhvillua në “San Siro”, “Rosonerët” nuk ishin ‘vetvetja’ dhe u vërejt shumë mungesa e Zlatan Ibrahimovic. Në minutat e fundit të ndeshjes, Frank Kesie konkretizoi penalltinë e 16-të për Milanin këtë sezon për të barazuar shifrat.

Në përballjet e tjera, Sasuolo dhe Napoli u ndalën në barazim 3-3, ndërsa nuk kishte fitues edhe në sfidën në mes Xhenos dhe Sampdorias (1-1). Atalanta me rezultat të thellë 5-1 mundi Krotonën, ndërsa fitore bindëse shënoi edhe Verona në transfertë, 3-0 ndaj Beneventos. Roma me 2-1 mundi Fiorentinën  ndërsa një gol i mjaftoi Kajlarit që të mund Bolonjën.

LEXO EDHE:

Back to top button