Uejn Runi, jep dorëheqje nga Derbi Kaunti

Uejn Runi, ka njoftuar se nuk do të vazhdojë të jetë trajner i Derbi Kauntit për më gjatë, pasi që sipas tij, klubit i duhet “energji e freskët”,

Pas problemeve të shumta me të cilat u përball, për shkak të gati falimentimit të klubit dhe dënimit me -21 pikë, Runi megjithatë arriti të konsolidojë ekipin dhe i dha shpresë deri në fund për mbijetesë në Championship.

“Gjatë verës kam ndjekur nga afër zhvillimet në lidhje me pronësinë e Derbi Kauntit. Sot u takova me administratorët për t’i informuar për vendimin tim se ishte koha që unë të largohesha nga klubi. Për të qenë të drejtë ndaj tyre, ata u përpoqën jashtëzakonisht shumë për të ndryshuar vendimin tim, por mendja ime ishte e vendosur”, tha mes tjerash Runi pwr “Sky Sports News”.

Nëse nuk do të ishte zbritja e 12 pikëve për hyrjen në administratë, e cila u pasua nga një dënim me nëntë pikë për shkeljen e rregullave të kontabilitetit të EFL, Derbi Kaunti do të përfundonte në vendin e 18’të me 55 pikë dhe nuk do të binin në nivelin e tretë të futbollit anglez./gazetametro.net

LEXO EDHE:

Back to top button