Uejn Runi sërish në rolin e trajnerit, tani në Championship

Ish-kapiteni i Anglisë, Uejn Runi, do të rikthehet si trajner futbolli. Mediat britanike raportojnë se 38-vjeçari do të jetë “timonieri” i ri i skuadrës së Plejmautit që garon në Championsship.

Zyrtarizimi i tij pritet të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme.  Runi do të nënshruajë një kontratë 1-vjeçare me skuadrën e re.

Së fundi Runi ishte trajner i skuadrës së Birmingamit, ku u shkarkua në muajin janar, 83 ditë pasi nënshkroi kontratë 3 vite e gjysëm.  Në të kalaurën ai ka drejtuar edhe Derbi Kauntin dhe DC Junajted.

LEXO EDHE:

Back to top button