Uells, rastësisht publikohen të dhëna për mbi 18 mijë të sëmurë me Covid-19

Të dhënat personale të 18.105 banorëve të Uellsit, për të cilët është konfirmuar se janë të sëmurë me Kovid-19, rastësisht janë paraqitur në serverin publik dhe kanë qenë në dispozicion në internet për 20 orë, kumtuan nga sistemit shëndetësor i Uellsit.

Arsyeja për publikimin e të dhënave është një gabim individual njerëzor, publikoi sistemi shëndetësor publik i Uellsit, duke shtuar se është inicuar hetim i jashtëm për daljen e të dhënave dhe se janë ndërmarrë hapa që të parandalohen incidente të njëjta.

“Tani për tani nuk ka dëshmi se të dhënat janë keqërdorë”, theksohet në kumtesë.

Të dhënat u publikuan mbrëmjen e 30 gushtit dhe mundej t’i kërkojë çdo shfrytëzues i faqes së internetit në sistemin shëndetësor publik të Uellsit derisa nuk u tërhoqën mëngjesin e ditës së nesërme.

LEXO EDHE:

Back to top button