Uimbëlldoni ndryshon rregullat për shkak të Ukrainës

Drejtuesit e turneut Grand Slam “Uimbëlldon” kanë vendosur që të ndryshojnë rregullat e veshjeve për tenistët pjesëmarrës, duke i lejuar atyre të mbajnë në uniformë flamurin ukrainas.

Rregullat e kompeticionit e ndalonin rreptësishtë vendosjen e simboleve në uniformat e bardhe për shkak të rregullave të sponsorizimit, por duket se ky rregull është lënë mënjanë pas situatës në Ukrainë. Ka qenë vetë tenistja Lesia Tsurenko e cila ka garuar duke mbajtur në uniformën e saj flamurin ukrainas.

Uimbëlldon gjithashtu ka përjashtuar nga pjesëmarrja tenistët Rusë dhe Bjellorusë.

LEXO EDHE:

Back to top button