Ujë i turbullt rrjedh nëpër tubat e ujësjellësit në Strugë

Ujë i turbullt vijon të rrjedhë përmes ujësjellësit në Strugë. Qendra e Shëndetit Publik për Alsat thotë se në vend të turbullirës së lejuar prej 1.5, kjo vlerë në Strugë në disa vende arrin thuajse 12. Qytetarët përdorin ujë në shishe kurse gastronomët ankohen se uji i papastër u shkakton dëme financiare, që janë të larta për shkak të masave parandaluese për mbrojtjen nga virusi korona.

Me të vërtetë nuk dimë si të funksionojmë sepse kur uji nuk është i sigurt, nuk e di nëse është i sigurt të japësh kafe. Nëse jemi shtet normal, dikush do të mbajë përgjegjësi penale – tha Ilker Gavaz- gastronom nga Struga.

Është i turbullt dhe i verdhë. Është problem serioz që na bën punën më të vështirë. Zgjidhja nuk mund të shtyhet nga viti në vit – deklaroi Boro Simjanoski- gastronom nga Struga.

Uji në Strugë nuk duhet të përdoret për pije apo për higjienë personale. Ndryshe, rezultatet e analizës mikrobiologjike do të shpallen të enjten. Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, si arsye për problemin e vazhdueshëm, gishtin e drejton nga disa hidrocentrale që rrjedhin pranë Belicës së Epërme.

Sipas një pjese të ekspertëve, sistemi i ujësjellësit është i bllokuar sepse në të derdhet ujë nga kaptazhet shtesë që janë ndërtuar për nevojat e termocentraleve.

Miki TRajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button