Uji në Siniçan, ekspertët dalin në terren


Një ekip ekspertësh i Shoqatës aksionare për ekonomizimin për ujërat e vaditjes ka qëndruar në bjeshkët e fshatit Siniçan për të inspektuar terrenin, lidhur me rifillimin e punimeve për ujin e pijshëm për banorët e fshatit Siniçan. Pas kontrollit, ekipi pritet që nesër ta përgatisë raportin dhe të njëjtin ta dërgojë në Qeveri, tha drejtori i kësaj shoqate Ilmi Selami. Ekipi doli në teren me rekomandim të Qeverisë. Banorët nga ana tjetër po qëndrojnë akoma në bjeshkë duke pritur rifillimin e punëve për ujësjellësin e fshatit të tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button