Uji në Strugë ndalohet për pije

Banorët e Strugës tashmë disa ditë po përdorin ujë të turbulluar. Nëse deri para vetëm dhjetë ditësh qyteti dhe zona përreth kishin problem me mungesën e ujit, tani për shkak të reshjeve të mëdha, uji nga e premtja nuk është i pijshëm dhe ka marrë ngjyrë kafe. Banorët e Strugës janë të revoltuar dhe kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet në komunë.

- Advertisment -

“Nuk është i pijshëm. Pas shiut është turbulluar. Nuk lejohet kjo. Duhet rregulluar disi. Kush duhet të përgjigjet? Thonë se është krizë për ujë, se është mot i thatë.”

“Kompetente është Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe kanalizim”. Faturat i sjellin kur të duan nëse vonoheni me pagesën, ka normë interesi. Nëse i përmbush detyrimet Ujësjellësit, duhet të kemi ujë cilësorë”.

Problemi me turbullirën e ujit nga ujësjellësit i qytetit në Strugë është disa vjeçar dhe ndodh pothuajse gjithmonë, kur ka më shumë shi. Qendra e Shëndetit Publik në Ohër informon se përsëri kanë marrë mostra uji nga sistemi i ujësjellësit të Strugës dhe pas analizave do të njoftojnë deri kur do të ndalohet përdorimi i ujit dhe nëse është i dëmshëm. Nga Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe kanalizim” thonë se u kanë dërguar shkresë kompanive që kanë ndërtuar hidrocentrale të vogla në burimet pranë Belicës së Epërme gjegjësisht përgjatë vijës nga buron uji, pasi besojnë se problemi vjen prej atje. Informojnë se ndalimi i përdorimit të ujit të pijshëm është ende në fuqi.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button