Uji në Tetovë ka ndryshuar ngjyrën dhe mban aromë të keqe, autoritetet thonë se është i sigurt për pije

Me ardhjen e vjeshtës, në Tetovë sërish shfaqen problemet me ujin e pijshëm. Rënia e gjetheve dhe kalbja e tyre përgjatë lumit nga ku merret uji, bën që uji të ndërroj ngjyrën, por edhe të ketë aromë të keqe. Drejtori i Ndërmarrjes publike komunale Xhelal Ceka, thotë se, mbrojtja e ujit nga ky fenomen është i pamundur, sepse, burimi nga ku merret uji është i hapur për disa kilometra.

- Advertisment -

Uji në Leshnicë bie nga lumi dhe është një hapësirë shumë e gjatë dhe e hapur dhe nuk kemi mundësi që gjithë atë ta fusin në sistem tubash. Mbetet që së paku në pjesën kryesore të bëjmë diçka për ta mbuluar atë pjesë ku ne mendojmë se ndodh më shumë grumbullimi i gjetheve sepse është terren i hapur dhe me kilometra të tëra, pra e pamundur është të futet në tubacion”-tha Xhelal Ceka. Drejtor i NPK “Tetova”

“Edhe përkundër aromës së keqe që ka uji i pijes në Tetovë dhe ngjyrës që e ka ndryshuar javën e fundit, nga Instituti i Shëndetit publik thonë se uji është i sigurt për tu konsumuar dhe është i pastër”.

Ky problem është i pranishëm që nga viti 2017.

Me këtë ballafaqohemi tanimë tre vite. Që atëherë bëmë analizat dhe u konstatua se ngjyra dhe aroma e keqe e ujit vijnë nga vegjetacioni, më së tepërmi nga gjethet që bien në lumë tek vendi i quajtur Leshnicë. Ne për çdo ditë bëjmë kontroll të ujit dhe, edhe përkundër aromës dhe ngjyrës, uji në aspektin biologjik dhe kimik është i pastër për tu konsumuar”- thonë nga IPSH.

Që kur është detektuar problemi, tre vite më parë, nuk janë ndërmarrë masa konkrete për zgjidhje, siç është prerja e pemëve përgjatë lumit, apo izolimi i tij nga mbushja me gjethe.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button