Ukraina ndryshoi edhe agjencitë perëndimore të inteligjencës

Ukraina ndryshoi edhe agjencitë perëndimore të inteligjencës

Konflikti në Ukrainë ka sjell një ndryshim të madh në publikimin e të dhënave të inteligjencës për të informuar publikun, tha kreu i agjencisë së spiunazhit britanik, GCHQ.

Sir Jeremy Fleming tha se publikimi i detajeve nga agjencitë perëndimore të inteligjencës se ushtria ruse ishte në prag të pushtimit kishte ndihmuar në kundërshtimin e rrëfimit të Moskës se Ukraina po kërcënonte fqinjin e saj.

Megjithatë, ai pranoi se ajo kishte rezultuar më efektive në Perëndim sesa në pjesë të tjera të botës, raporton skynews.

“Nuk ka kuptim ta mbledhësh atë (informacion sekrete) nëse nuk e shfrytëzon atë. Ndryshimi që kemi parë gjatë këtij konflikti, nxjerrja e sekreteve të inteligjencës dhe përdorimi i tyre për të minuar atë lloj narrative, jam plotësisht dakord me këtë”, deklaroi ai.

“Por, gjithashtu një pjesë e madhe e botës nuk e kanë pranuar plotësisht atë anë të argumentit. Për aq sa ne e dimë se është e vërtetë, ka tregime të ndryshme dhe të kundërta”, pohoi Fleming.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

LEXO EDHE:

Back to top button