Ukraina pretendon se janë vrarë mbi 200 civilë nga sulmet ruse
Avokati i Popullit në Ukrainë ka njoftuar se mbi 210 civilë ukrainas janë vrarë dhe mbi 1100 janë plagosur që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës të enjten, raporton BBC.
“Me një mizori të paparë, armiku po shkatërron ndërtesat e banimit, spitalet, kopshtet e shkollat, duke u marrë të drejtën për të jetuar nga djemtë dhe vajzat e tokës ukrainase, përfshirë fëmijhët”, ka shkruar Lydmyla Denysova në rrjetet sociale.
Shifrat janë më të larta se që janë paraqitur nga OKB-ja.








