Ukraina sanksionon 185 kompani dhe individë që mbështesin Moskën

Ukraina sanksionon 185 kompani dhe individë që mbështesin Moskën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka sanksionuar 185 kompani dhe individë, të cilët kanë mbështetur direkt ose indirekt luftën ruse në Ukrainë, e cila vazhdon prej një viti.×

“Kompanitë dhe biznesmenët që transportojnë personel dhe pajisje ushtarake, përmes linjës hekurudhore në emër të shtetit agresor do të ndëshkohen”, tha Zelensky gjatë një fjalimi.

Ai shtoi se prona e konfiskuar do të përdoret për të mirën e mbrojtjes së Ukrainës në luftë. Lista e të sanksionuarve përfshin 185 kompani, përfshirë ato bjelloruse që ndihmojnë Rusinë me dërgesat dhe tre individë.

Zelensky tha gjithashtu se Ukraina po punon për të siguruar që vendet e tjera të bllokojnë gjithashtu asetet e këtyre kompanive dhe individëve. Ai falënderoi gjithashtu “të gjithë ata që ndihmojnë në forcimin e sanksioneve kundër Rusisë”, si dhe hetuesit që zbulojnë dhe ndjekin penalisht ata që shmangin sanksionet.

“Në qytetin Kostiantynika në rajonin e Donetskut, sulmet me raketa ruse mbi ndërtesat kolektive, të shtunën vranë tre persona dhe plagosën 14 tjerë”, shtoi Zelensky.

Duke folur për perspektivën e ndihmës ushtarake nga Perëndimi, presidenti theksoi se Ukrainës i duhen urgjentisht raketa me rreze më të gjatë për të zmbrapsur sulmet ruse.

 

LEXO EDHE:

Back to top button