Ukraina shkatërron një tjetër anije ruse, vijon beteja për Marinkan

Ukraina shkatërron një tjetër anije ruse, vijon beteja për Marinkan

Forcat Ajrore të Ukrainës shkatërroi një anije të flotës ruse në Detin e Zi, e cila dyshohet se ishte e ngarkuar me dronë iranianë Shahed, të përdorur nga Moska në konfliktin kundër Kievit.

“Anija Novocherkassk u shkatërrua nga pilotët tanë,” raportoi Forca Ajrore e Ukrainës në Telegram.

Ushtria e Kievit nuk e specifikoi vendndodhjen e sulmit, por komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës Mykola Oleshchuk publikoi një video ku tregohej një shpërthim në bazën detare ruse në Feodosia në Krimenë e pushtuar.

Ndërkohë Kievi zyrtar hodhi poshtë deklaratat e ushtrisë ruse se qyteti i Marinkës, pranë Donetskut ka rënë në duart e tyre.

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Chtoupoun, tha se ishte e gabuar të thuhej se qyteti kontrollohej tërësisht nga rusët.

“Lufta për Marinkën vazhdon” siguroi ai, duke shtuar se ka ende ushtarë ukrainas në qytet, i cili është i shkatërruar plotësisht.

LEXO EDHE:

Back to top button