Ukrainasi udhëtoi me biçikletë rreth 70 kilometra drejt një qyteti më të sigurt – i shmangi predhat dhe avionët luftarakë rusë

Ukrainasi udhëtoi me biçikletë rreth 70 kilometra drejt një qyteti më të sigurt – i shmangi predhat dhe avionët luftarakë rusë

Një burrë ukrainas arriti t’ia mbathë pa pësuar lëndime nga qyteti lindor i bombarduar rëndë, Severodonetsk, duke udhëtuar me biçikletë, duke iu shmangur predhave dhe avionëve luftarakë rusë.

Duke folur për BBC, Arif Bagirov 45-vjeçar, tha se ishte “udhëtimi i tij më i çmendur”.

“Kishte shumë të shtëna dhe të paktën dy sulme ajrore pranë meje”, tha ai, duke rrëfyer udhëtimin e tij prej 70 kilometrave me biçikletë për në qytetin e Bakhmut.

Redaktori dhe blogeri tha se ai dinte se nëse një predhë do të zbriste afër, atëherë me shumë mundësi rusët nuk do të godisnin më atje.

Duke përdorur ato taktika, ai arriti në Bakhmut i padëmtuar.

“Kishte vrima në rrugë, gjithçka atje ishte e shkatërruar, duke përfshirë makinat”, tha Bagirov.

“Dhe kishte shumë mbeturina në të gjithë vendin. Është një rrugë e vijës së parë, në fund të fundit. Falë Zotit, nuk kishte kufoma – por mund ta vëreje që njerëzisht kishin vdekur aty”.

Rruga nga Severodonetsk në Bakhmut është bombarduar nga forcat ruse

Bagirov tha se ishte më e lehtë për të shmangur avionët luftarakë rusë, sepse mund t’i dëgjonte ata që vinin nga një distancë.

“Kam gjetur një hendek ku të shtrihem, dhe aty u shtriva derisa ata kaluan”.

Ai tha se ishte një lehtësim i madh kur më në fund mbërriti në Bakhmut, një qytet nën kontrollin ukrainas më në perëndim.

“Kur po ngisja biçikletën, nuk ndieja aq shumë frikë, ishte më shumë një ndjenjë zemërimi: “Kjo është toka ime, ky është vendi im! Dhe unë do ta përfundoj këtë udhëtim nëse ju pëlqen apo jo!”.

LEXO EDHE:

Back to top button