Ukrainasit kanë rrethuar rusët në Liman

Ukrainasit kanë rrethuar rusët në Liman

Forcat ukrainase kanë rrethuar trupat ruse në zonën e Limanit – që është qendra kryesore hekurudhore – tha një zëdhënës i grupit lindor të forcave ukrainase.

“Grupi rus në Liman është rrethuar”, tha zëdhënësi Serhiy Cherevatiy.

“Vendbanimet në Jampil, Novoselivka, Shandriholov, Drobishev dhe Stavki janë çliruar dhe po ndërmerren masa për stabilizimin e situatës”, shtoi ai.

Cherevatiy vlerësoi se numri i trupave ruse që janë rrethuar është afër 5.000, dhe shtoi se forcat ruse po tentojnë që ta thyejnë rrethimin. Luftimet e ashpra përreth Limanit, që gjendet në rajonin e Donjeckut, mund të paraqesin për Rusinë një humbje të madhe ushtarake në një prej rajoneve që Moska paligjshëm pretendon se është territor i saj. Rusia nuk ka komentuar këto raportime. Moska ka përdorur Limanin si qendër logjistike për operacionet e saj në pjesën veriore të rajonit të Donjeckut.

Nëse Kievi arrin të rimarrë këtë qytet, atëherë do të ishte humbja më e madhe për ushtrinë ruse që nga nisja e kundërofensivës ukrainase muajin e kaluar, që ka dëbuar forcat e Moskës nga rajoni i Harkivit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button