Ukrainasit këndojnë në metro, përderisa rusët bombardojnë Kievin

Ukrainasit këndojnë në metro, përderisa rusët bombardojnë Kievin

Pavarësisht se qytetet ukrainase po vazhdojnë të bombardohen nga rusët dhe po shkaktojnë shumë viktima në mesin e civilëve, kjo nuk po i ndalon ukrainasit të vazhdojnë jetën.

Madje ata po e dëshmojnë që shpirtin e tyre nuk po mund ta thyejnë ushtarët rusë, në krye me presidentin Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.

Derisa në Kiev sot ishin aktivizuar alarmet që paralajmëronin sulmet ajrore, banorët e kryeqytetit ukrainas janë parë duke kënduar në stacionin e metrosë.

Sapo filluan të bien bombat e para në Kiev, banorët ia mësynë metrosë që e shfrytëzojnë si strehë apo bunker. E sa ishin atje, ata filluan të këndojnë.

Në anën tjetër, sirenat dëgjoheshin vazhdimisht dhe kishte dridhje të mëdha nga fuqia e madhe e shpërthimit të raketave, që binin mbi ndërtesat kolektive.

Në këto sulme ajrore, janë vrarë 11 civilë dhe mbi 60 tjerë janë plagosur. Shumica e viktimave janë nga Kievi, por kishte edhe në qytete tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button