Ukrainasit kthehen për të mbrojtur vendlindjen
Gazetar: Vjollca Aliti
Derisa mijëra qytetarë po largohen nga Ukraina, shumë ukrainas kanë kërkuar të kthehen nga Polonia në atdheun e tyre për të luftuar, ndërsa disa të tjerë për t’u ribashkuar me familjen. Në një pikë kufitare në Medyka, një grup shoferësh kamioni ishin në mesin e atyre që ktheheshin në Ukrainë, shkruan Alsat.
“Duhet të mbrojmë atdheun tonë. Kush do ta bëjë nëse jo ne. Shoferë nga e gjithë Evropa. Ne? Jo, rusët duhet të kenë frikë. Nuk kemi frikë”, tha një ukrainas
“Unë kam fëmijë atje, nuk kam frikë. Duhet te ikim. Ne ukrainasit duhet të marrim fëmijët tanë që djemtë tanë të luftojnë”, Ukrainas, refugjat
“Unë do të shkoj në luftë, do të shkoj në luftë. Vëllai im do të qëndrojë me nënën time, gjyshen dhe unë do të shkojmë në luftë me babain tim”, Ukrainas, refugjat
“Unë kam familjen time atje, kam gjithçka atje. Unë jam vetëm këtu në Poloni. Pse duhet të jem këtu? Ndaj shkoj, për atdheun”, Ukrainas
Edhe ukrainasit në Britaninë e Madhe bëjnë plane për t’u kthyer në shtëpi për të marrë armët dhe të luftojnë kundër pushtimit rus. Wolodymyr PaWluk, kryetar i Shoqatës së Ukrainasve në Britaninë e Madhe, tha se shumë veteranë ushtarakë që jetonin në Britani po mendonin të ktheheshin, me një pakicë që tashmë kishte vendosur ta bënte këtë.








