Ukrainasit sulmojnë Çeçeninë, dronët godasin një nga ndërtesat më të rëndësishme

Ukrainasit sulmojnë Çeçeninë, dronët godasin një nga ndërtesat më të rëndësishme

Një dron ukrainas goditi një nga ndërtesat më të njohura në Çeçeni, rrokaqiellin Grozny-City në qendër të Grozny-t, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe duke dëmtuar rëndë disa kate të ndërtesës.

Është një ndërtesë që strehon disa nga institucionet më të rëndësishme të kësaj republike, gjë që i jep sulmit peshë shtesë simbolike dhe sigurie.

Pamjet që u shfaqën në rrjete sociale tregojnë momentin e sulmit, me shpërthimin që shkatërroi fasadën dhe dëmtoi disa kate të rrokaqiellit.

Autoritetet çeçene deri më tani nuk kanë njoftuar sulmin apo viktimat e mundshme, dhe sipas informacionit në dispozicion, ndërtesa strehon Këshillin e Sigurisë së Çeçenisë, Ministrinë e Turizmit, Dhomën e Auditimit të Shtetit, komisionin rajonal të zgjedhjeve, zyrën lokale të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe zyrat e partisë Rusia e Bashkuar dhe kompanisë shtetërore Chechenneftehimprom.

Grupi ukrainas Exilenova+ tha se rrokaqielli ndodhej shumë pranë selisë së FSB-së për Çeçeninë, e cila mund të ketë qenë objektivi fillestar.

Sipas tyre, droni ndoshta është devijuar për shkak të funksionimit të sistemeve ruse të luftës elektronike.

Ky është sulmi i tretë serioz në Çeçeni brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Vetëm pak ditë më parë, dronët ukrainas goditën një strukturë të FSB-së në lagjen Ahkoy-Martan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

LEXO EDHE:

Back to top button