Ukrainë, dhjetëra viktima nga sulmet ruse

Rusia ka nisur një valë të re sulmesh me raketa në Ukrainë duke detyruar njerëzit të kërkojnë streha pas lëshimit të sirenave.  Numri i personave të vdekur nga sulmet me raketa ruse në qytetin ukrainas Dnjipro, ka shkuar në 23, ka bërë të ditur Këshilli i qytetit., 72 persona janë plagosur si pasojë e sulmeve, të cilat janë shtrirë edhe në qytete tjera. Sipas të dhënave, 39 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë shpëtuar.

Këshilli ka shpallur tri ditë zie, për atë që e ka përshkruar “sulmin më të rëndë terrorist në Dnjipro”, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Ushtria ukrainase beson se ndërtesa është goditur me raketë me rreze të gjatë, Kh-22. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button