Hetime për zjarrin në “parqe e gjelbërime”

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon hetimet për zjarr vënien në dy objektet e Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”. Zjarrfikësit kanë njoftuar për MPB-në se kanë marrë një telefonatë tridhjetë minuta pas mesnate dhe kanë intervenuar deri në orën 01:40.

Në vendngjarje kanë dalë tre zjarrfikës me një makinë zjarrfikëse. Drejtori i NP “ Parqe dhe Gjelbërime” pretendon se bëhet fjalë për zjarr vënie të qëllimshme për të fshehur provat për keqpërdorime të mundshme. Në video e publikuar një ditë më parë në Alsat shihet se si një person, identiteti I të cilit nuk dihet, ndez zjarrin tek magazina dhe arkivi I ndërmarrjes. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i Ministrisë së Brendshme për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button