Ukraina kërkon formimin e një tribunali ndërkombëtar për hetimin e varrezave masive

Ukraina kërkon formimin e një tribunali ndërkombëtar për hetimin e varrezave masive

Gazetar: Isuf Kadriu

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë “shtetin terrorist” rus, pas zbulimit të një varreze masive dhe dëshmive për torturë në Izjum.
Zbulimet në këtë qytet u bën disa ditë pasi forcat ukrainase rimorën kontrollin nga forcat ruse gjatë kundërofensivës së tyre në rajonin verilindor të Harkivit.
Gjatë një adresimi të premtën në mbrëmje, Zelensky tha se Rusia duhet të ndëshkohet me sanksione më të ashpra.

“Tashmë ka dëshmi të qarta të torturës, të trajtimit poshtërues të njerëzve. Për më tepër, ka dëshmi se ushtarët rusë, pozicionet e të cilëve nuk janë larg këtij vendi, vranë dhe varrosën qytetarë për qejf, tha” , tha Volodimir Zelenski, President i Ukrainë.

Zelensky i krahasoi gjetjet në Izjum me masakrën në Buça në pranverë, dhe përsëriti thirrjet që të krijohet një tribunal ndërkombëtar për të mbajtur përgjegjëse Rusinë për krimet e saj në Ukrainë.
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se të pakën 440 trupa u gjetën në një vend në Izjum, por Moska nuk ka komentuar këto pretende të Ukrainës.

Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara tha se planifikon që të dërgojë hetues në Izjum, ndërkaq John Kirby, zëdhënës i Këshillit për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, tha se njoftimet për ngjarjet në Izjum janë “të neveritshme” që sipas tij përshkruajnë “brutalitetin” e forcave ruse në këtë luftë.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Ukraina së fundmi ka nisur një kundërofensivë në Harkiv dhe deri më tani, Kievi pretendon se ka arritur të rimarrë 8.000 kilometra katrorë territor nga forcat ruse në këtë rajon./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button