Ukrainë, ministri rus viziton Mariupolin

Ukrainë, ministri rus viziton Mariupolin

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë Sergei Shoigu udhëtoi në rajonin e okupuar të Donetskut për të inspektuar infrastrukturën e rindërtuar në qytetin e Mariupolit. Ky qytet bregdetar ukrainas në Detin Azov, është pushtuar nga forcat ruse që në ditët e para të operacionit special ushtarak, gjatë të cilit bombardimet e rënda pluhurosën pjesën më të madhe të infrastrukturës civile të tij.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Shoigut iu tregua një spital i sapondërtuar, një qendër shpëtimi e Ministrisë së Emergjencave dhe disa ndërtesa banimi. E ndërkohë, shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase në intervistë për USA Today, Kirilo Budanov tha se Rusia ka “shpenzuar sasi të mëdha burimesh njerëzore, armatimesh dhe materialesh” andaj ka të ngjarë t’i mbarojë potenciali sulmues deri në fund të pranverës.

Shefi i inteligjencës ukrainase nuk shtjelloi më tej qëllimet e luftës së Moskës në javët e ardhshme por tha se “një betejë vendimtare” do të zhvillohet këtë pranverë dhe parashikoi se “kjo betejë do të jetë e fundit përpara se të përfundojë kjo luftë”.

LEXO EDHE:

Back to top button