VMRO: Prokuroria të hetojë mbikëqyrjen 22 mln eurosh

VMRO: Prokuroria të hetojë mbikëqyrjen 22 mln eurosh

Gazetar: Adrian Kerimi

Konkursin për zgjedhjen e kompanive mbikëqyrëse të konzorcioumit i cili do të ndërtojë Korridorin 8 dhe 10-d “Bechtel&Enka” Qeveria e kishte ndryshuar dy herë. Ndërhyrjet ishin bërë gjatë rrjedhës së afateve për paraqitje. Në ndërhyrjen e parë organi ekzekutiv vazhdoi afatin e paraqitjeve, ndërsa në ndërhyrjen e dytë lehtësoi kushtet për kompanitë konkurruese duke hequr kushtin “vetëm firmat me bilanc pozitiv financiar”. Kjo sipas opozitës maqedonase është bazë që Prokuroria Publike të nisë hetimet për kurdisje tenderi.

“Qeveria i mundësoi kompanive me bilanc në humbje të marrin pjesë në tenderë me vlerë 22 milion euro. Një kompani e tillë është EPTISA e cila gjatë viteve 2019-2021 ka regjistruar humbje me miliona. I bëjmë thirrje Prokurorisë që të mos presë dhe të vepron urgjentisht për zbardhjen e rastit”, deklaroi Bojan Stojanoski, Deputet i VMRO-DPMNE-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button