Ulen avionët e parë me ndihma humanitare në Tongan e shkatërruar nga shpërthimi

Pas 5 ditësh izolimi pas shpërthimit të vullkanit Hunga Tonga-Hunga Ha’apai dhe cunamit pasues në Paqësorin Jugor, avionët e parë ushtarakë ai australian dhe i Zelandës së Re u ulën në aeroportin e arkipelagut Tonga, pista e të cilit u pastrua nga hiri që e mbuloi. Avionët transportuan ndihma për të përballuar emergjencën humanitare dhe pajisjet e komunikimit në vend.

“Kjo do të ndihmojë partnerët tanë dhe qeverinë e Tongas, të plotësojnë nevojat e komunitetit tongas dhe të mbështesin përpjekjet e menjëhershme të pastrimit,” tha në një deklaratë ministrja e Jashtme australiane Marise Payne. “Shumë shtëpi u shkatërruan dhe shumë njerëz u zhvendosën nga cunami.”
Japonia tha gjithashtu se do të dërgojë ndihma urgjente, duke përfshirë ujë të pastër dhe pajisje për pastrimin e hirit vullkanik.

Dy avionë Hercules dhe një anije transporti me dy helikopterë CH-47 Chinook pritet të nisen brenda ditës, tha ministria e mbrojtjes. Ministri japonez i Mbrojtjes. Nobuo Kishi u tha gazetarëve se ministria e tij do të bëjë gjithçka që është e mundur për popullin e goditur nga fatkeqësia në Tonga.

LEXO EDHE:

Back to top button